246 persona mbi 50-vjeç janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 15:13
 246 persona mbi 50-vjeç janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shënuar  1.128 raste pozitive me koronavirus.

Kjo pas testimit të 6.784 mostrave.

Në ndërkohë 246 persona mbi moshën 50-vjeçare janë infektuar me këtë virus gjatë 24-orëve të fundit.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

13 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

 Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 7.424 testime, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

 Sot janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009.

 Në total numri i rasteve aktive është 5.493.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

(Kosova Sot Online)