E çuditshme: Gruaja martohet me vrasësin e vëllait të vet, ia ka falur

  • A.P /
  • 13 August 2021 - 16:04
E çuditshme: Gruaja martohet me vrasësin e vëllait të vet, ia ka falur

Gati 40 vjet pasi ai u dënua për vrasjen e vëllait të saj, ajo u martua me të, ndonëse burri mbetet nën arrest shtëpiak dhe pritet të dalë në rigjykim.

Crystal Strauss nga Ohio i ndërroi unazat me John Tiedjen, person i burgosur për vrasjen e vëllait të saj në vitet e tetëdhjeta, shkruan Independent.

Brian McGary ishte mik i jetës dhe cimer i Tiedjen-it më 1987, kur ishte gjendur me një plag nga arma e zjarrit në kokë dhe një plagë të therjes. Pasi ishte marrë në pyetje, Tiedjen nënshkroi një deklaratë duke thënë se vrasja ishte kryer në vetëmbrojtje.

Tiedjen u mbajt në burg 32 vjet. Raporti mes tij dhe motrës së të vrarit filloi përmes një letre që ajo ia kishte dërguar për ta njoftuar se e fal për vrasjen.

Burri 57-vjeçar u lirua me kusht muajin e kaluar, pasi iu caktua gjykim i ri për shkak të mungesës së dëshmive.

Seanca e parë në rastin e ri gjyqësor është caktuar për datën 31 gusht. “Do t’ia dalim mbanë. Do të jetë sfidë, s’ka dyshim”, tha zonja Strauss.

(Kosova Sot Online)