Fauci thotë se secilit do t’i duhet ta marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 16:30
Fauci thotë se secilit do t’i duhet ta marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Këshilltari për shëndetësi në Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, ka thënë se çdokujt do t’i nevojitet të marrë një dozë të tretë të vaksinës kundër koronavirusit “herët apo vonë” për të siguruar efektivitetin e saj.

“Siç e përmendëm, ne jemi duke e vlerësuar këtë çdo ditë, javë për javë dhe muaj pas muaji, duke shikuar numrat e studimeve, si ato ndërkombëtare dhe vendore”, tha Fauci në një konferencë për media.

Fauci, i cili gjithashtu është drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, nuk mund të jepte një afat se kur do të merrej kjo, por tha se ai tashmë ishte duke u përgatitur për të vlerësuar “procesin dinamik” dhe për të vepruar në përputhje me rrethanat.

(Kosova Sot Online)