Hoxhaj pas vdekjes së Ramush Tahirit: Ngushëllime vendit për humbjen e një njeriu të papërsëritshëm

  • A.P /
  • 13 August 2021 - 23:17
Hoxhaj pas vdekjes së Ramush Tahirit: Ngushëllime vendit për humbjen e një njeriu të papërsëritshëm

Ish-ministri i jashtëm, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj ka ngushëlluar për vdekjen politikologut Ramush Tahiri.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se vdekja e Ramush Tahirit do të lë një boshllëk të madh të mikut plot virtyte dhe të aktivistit shumëvjeçar në shërbim të vendit.

“Në tre dekadat e fundit, ai ka dhënë një kontribut shumë të madh për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë.”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka shkruar se në periudhat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, Ramush Tahiri ishte gjithmonë ai zëri i arsyes dhe ai mendim i balancuar politik që aq shumë i duhej Kosovës.

Statusi i plotë:

Ditë e pikëlluar sot. Vdekja e Ramush Tahirit do të lë një boshllëk të madh të mikut plot virtyte dhe të aktivistit shumëvjeçar në shërbim të vendit.

Në tre dekadat e fundit, ai ka dhënë një kontribut shumë të madh për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

Me Ramushin kemi punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në një përiudhë të rëndësishme të shtetndërtimit.

Në periudhat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, Ramush Tahiri ishte gjithmonë ai zëri i arsyes dhe ai mendim i balancuar politik që aq shumë na duhej.

Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të dashur! Ngushëllime miqve për humbjen e mikut me virtyte të rralla dhe ngushëllime vendit për humbjen e një njeriu të papërsëritshëm!

Pusho në paqe miku im!


(Kosova Sot Online)