Sot mot me diell, këto janë temperaturat

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 09:32
Sot mot me diell, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)