Nënë Tereza nderohet me pullë postare në SHBA

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 09:36
 Nënë Tereza nderohet me pullë postare në SHBA

Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara, UN Stamps, nderon Nënën Terezë duke e vendosur në pulla postare foton e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, ku theksohet se përmes kësaj pulle postare, kjo agjenci e OKB-së ka nderuar jetën dhe trashëgiminë e nobelistes Nëna Terezë për përpjekjet e saj të palodhshme ndaj njerëzve më me nevojë në botë.

(Kosova Sot Online)