Vdes në moshë të re nëpunësi i Komunës së Pejës

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 09:42
Vdes në moshë të re nëpunësi i Komunës së Pejës

Të premten ka vdekur nëpunësi i Komunës së Pejës, Agron Kastrati.

Lajmin për vdekjen e Kastratit e ka bërë të ditur kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri

“Me pikëllim të thellë, sot morrëm lajmin e ndarjes nga jeta të z. Agron Kastrati, nëpunës i Komunës së Pejës. Në këto çaste të rënda, bashkëndje dhimbje e pikëllim për ikjen nga jeta të mikut tonë, i cili do të jetë përherë në kujtimet tona. Ngushëllime familjes Kastrati dhe gjithë juve shokë, kolegë dhe atyre që e njohën”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.

https://www.facebook.com/gazmuhaxheri/posts/382721699878238

(Kosova Sot Online)