Prizren: Rrahje masive në një restorant, tetë persona të përfshirë

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 11:08
 Prizren: Rrahje masive në një restorant, tetë persona të përfshirë

Një rrahje masive ka ndodhur të premten në një restorant në Prizren

Rasti ka ndodhur në orët e para të së premtes, në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ka bërë të ditur policia.

Nga viktimat kanë qenë katër burra dhe një grua. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Rr. Tranziti i Ri, Prizren 13.08.2021-00:14. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në një restorant, tre të dyshuarit meshkuj kosovarë i kanë sulmuar fizikisht pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër kosovarë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)