Aksident - Shoferi përplas 58-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 12:38
Aksident - Shoferi përplas 58-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Dy drejtues mjetesh në Lezhë janë vënë në pranga pasi kanë shkaktuar aksidente me të plagosur. Mësohet se në flagrancë është arrestuar një 21-vjeçar banues në Shenkollë. I riu ka aksidentuar në rrugën e plazhit Tale një 27-vjeçar, banues në Tiranë.

I lënduari ndodhet në  spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe një 61-vjeçar që ka shkaktuar një aksident dhe është larguar nga vendngjarja. Mësohet se 61-vjeçari aksidentoi në aksin rrugor Milot-Thumanë S.U., 58 vjeç, banues në Fushë Kuqe.

I lënduari ishte duke udhëtuar me motoçikletë në momentin e aksidentit.

Ndërsa, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë njoftojnë se kanë konstatuar një subjekt që kishte zënë hapësirën publike në plazh duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse. Për rastin u procedua një 46-vjeçar, banues në Kurbin.

(Kosova Sot Online)