Shkon në 272 numri i pacientëve që po trajtohen me koronavirus

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 13:24
 Shkon në 272 numri i pacientëve që po trajtohen me koronavirus

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 272 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 196 janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Ndërsa 194 janë me oksigjeno-terapi.

Teksa nëntë pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

14 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

272 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

196 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

194 me oksigjeno-terapi

9 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 113 pacientë të shtrirë, 76 prej tyre Covid-19 pozitivë, 96 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 72 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

– Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 159 pacientë, 120 prej tyre Covid-19 pozitivë, 98 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 27 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 53 pacientë

– Spitali i Pejës, 26 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 29 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 9 pacientë

(Kosova Sot Online)