Temperatura të larta edhe të dielën, apelohet për kujdes të shtuar

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 13:39
Temperatura të larta edhe të dielën, apelohet për kujdes të shtuar

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vapë.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

(Kosova Sot Online)