Rritet numri i viktimave, pamje nga pasojat e vërshimeve në Turqi

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 13:59
 Rritet numri i viktimave, pamje nga pasojat e vërshimeve në Turqi

Ka shkuar në 44 numri i viktimave të vërshimeve në pjesën veriore të Turqisë, ndërsa familjarët e të zhdukurve po e përcjellin në ankth punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Nga pamjet e siguruara nga agjencia Reuters shihen dëme masive në qytezën Bozkurt, në bregdetin e Detit të Zi, ku ekipet emergjente po kërkojnë për njerëz nën rrënojat e ndërtesave.

Në një ndërtesë të shembur afër bregut të një lumi besohet se dhjetë persona ndodhen nën rrënoja, shkruan Reuters.

“Kjo është e pashembullt. Nuk ka rrymë. Telefonat nuk punojnë. Nuk merr lajme nga askush”, tha banori Ilyas Kalabalik.

Foto: Reuters

Ai ishte i rrethuar nga banorë të tjerë, të cilët po e pyesnin njëri-tjetrin për ndonjë lajm rreth të zhdukurve.

(Kosova Sot Online)