Të shtëna me armë në Mitrovicë të Jugut, plagoset një 40 vjeçar

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 16:06
 Të shtëna me armë në Mitrovicë të Jugut, plagoset një 40 vjeçar

Në Mitrovicë të Jugut sot në orën 11:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë e tyre është plagosur në person.

Policia njofton se i plagosur është një person i moshës 40 vjeçare, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, e më pas u dërgua në QKUK.

Njoftimi i policisë:

“Sot rreth orës 11:00, Policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën Dëshmorët e Kombit ’. Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga  informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit, është plagosur viktima mashkull i moshës 40 vjeçar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas është dërguar në QKUK- Prishtinë.

Nga  ekzaminimet e  kryera në vendin  e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur një (1) gëzhojë, një (1) predhë të plumbit, dhe një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, të cilit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar  drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje e rëndë në tentativë”.

(Kosova Sot Online)