19 mijë e 538 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19, brenda një dite

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 16:57
 19 mijë e 538 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19, brenda një dite

Mbi 19 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë vaksinën kundër Covid-19 në 24-orët e fundit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24-orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 538 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 202.6473 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i plotë:

14 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

 Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

 Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

 Në total numri i rasteve aktive është 6.815.

 Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

(Kosova Sot Online)