Fluks në aksin Morinë-Kukës: 40 mijë pushues nga Kosova hynë në Shqipëri

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 10:23
Fluks në aksin Morinë-Kukës: 40 mijë pushues nga Kosova hynë në Shqipëri

Mëngjesin e kësaj të diele pika kufitare e Morinit dhe segmenti Morinë-Kukës është pushtuar nga makinat.

Që në orët e hershme të mëngjesit në hyrje për në Shqipëri rradha e mjeteve ishte deri në thellësi të territorit të Kosovës, ndërsa policia kufitare e Morinit  për të shmangur radhët e gjata dhe vonesat për shkak të fluksit punoi me tetë sportele e procedurë të përshpejtuar,

Vetëm në orët e para të mëmgjesit të sotëm sipas të dhënave zyrtare kanë hyrë në territorin shqiptar më shumë se 40 mijë shtetas kosovarë, të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar.

Fundjava mban peshën kryesore të lëvizjeve në këtë pikë kufitare por pamje të tilla të lëvizjeve tashmë janë thuajse të përditshme.

(Kosova Sot Online)