Një person plagos veten në Skenderaj

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 14:28
Një person plagos veten në Skenderaj

Një person dyshohet se është vetëplagosur me një pistoletë për të cilën posedonte leje.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje në Skenderaj.

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një pistoletë dhe pesë gëzhoja.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Raporti i plotë i Policisë:

Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar,  dyshohet se është vetë plagosur me një pistoletë për të cilën posedonte leje. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe  kanë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një pistoletë  dhe pesë gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. 

(Kosova Sot Online)