Anglia thërret seancë parlamentare për situatën në Afganistan

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 15:56
Anglia thërret seancë parlamentare për situatën në Afganistan

Deputetët e Parlamentit të Anglisë janë detyruar të kthehen më herët nga pushimi vjetor për shkak të përkeqësimit të situatës në Afganistan.

Deputetët do të kthehen në Westminster të mërkurën, për të debatuar për përgjigjien që qeveria duhet të jap ndaj krizës, ndërkohë që luftëtarët talebanë kanë hyrë në kryeqytetin Kabul pas një përparimi të shpejtë në të gjithë vendin.

Seanca do të fillojë në orën 09:30 dhe do të përfundojë në orën 14:30, raporton The Sun.

Pas dy dekadash luftë në Afganistan, talibanët po rimarrin fuqinë sërish për herë të parë që nga viti 2001.

Forca fondamentaliste që kërkon të instalojë ligjin islam është përhapur në të gjithë vendin, duke kapërcyer njëri qytet pas tjetrit dhe duke u vendosur në Kabul pasi Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr trupat këtë verë.

Qindra mijëra civilë po ikin, duke shkaktuar një krizë humanitare. Ata që kanë mbetur po llogarisin rikthimin e sundimit ekstremist nën interpretimin talebanë të Islamit. Militantët kanë mbyllur shkollat e vajzave, kanë ndaluar telefonat inteligjentë në disa vende dhe kanë detyruar të rinjtë të bashkohen me radhët e tyre.

(Kosova Sot Online)