23 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 16:00
23 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Malishevës janë regjistruar edhe 23 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga kjo komunë,

Deri tani në Malishevë janë regjistruar mbi 1 mijë e 200 raste të infektuara me koronavirus.

52 persona kanë vdekur ndërsa aktive me COVID-19 janë edhe 168 raste.

“Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani me Covid-19 janë regjistruar 1294 raste, prej tyre 1074 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë edhe 168 raste”, thuhet nga komuna e Malishevës.

(Kosova Sot Online)