Associated Press: Shqipëria do të strehojë qindra afganë nën drejtim e ShBA-ve

  • A.P /
  • 15 gusht 2021 - 16:27
Associated Press: Shqipëria do të strehojë qindra afganë nën drejtim e ShBA-ve

“Shqipëria do të strehojë afganët nën drejtimin e SHBA-ve”, kështu e ka nisur artikullin e sotëm Associated Press.   

Ajo flet për deklaratën e kryeministrit Rama i cili tha se “Pa dyshim që ne nuk do të themi jo”,në artikull shkruan se qeveria shqiptare gjithashtu i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të dy OJQ -ve amerikane për të strehuar qindra intelektualë afganë dhe gra aktiviste të cilët janë kërcënuar me ekzekutim nga talebanët.

Artikulli i plotë:

Kryeministri i Shqipërisë thotë se vendi i tij do të strehojë përkohësisht qindra afganë që punonin me forcat ushtarake paqeruajtëse perëndimore dhe tani janë të kërcënuar nga talebanët.

Në faqen e tij në Facebook, Edi Rama tha se qeveria amerikane i kishte kërkuar Shqipërisë që të shërbente si “vend tranzit për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë që kanë Shtetet e Bashkuara si destinacionin e tyre përfundimtar”.

“Pa dyshim që ne nuk do të themi jo,” tha ai.

Ai shtoi se qeveria shqiptare gjithashtu i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të dy OJQ -ve amerikane për të strehuar qindra intelektualë afganë dhe gra aktiviste të cilët janë kërcënuar me ekzekutim nga talebanët.

Kryeministri shqiptar tha se vendi i tij qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara “jo vetëm kur ne kemi nevojë për to për problemet tona … por edhe kur ata kanë nevojë për ne, në çdo kohë”.

(Kosova Sot Online)