Merdarë, pritjet në dalje deri në 2 orë – Kjo është gjendja në pikat e tjera kufitare

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 08:38
Merdarë, pritjet në dalje deri në 2 orë – Kjo është gjendja në pikat e tjera kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se sërish ka pritje të gjatë në Merdarë, në dalje dhe te pika tjetër kufitare Dheu i Bardhë.

Në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 2 orë dhe në hyrje deri 1 orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 45 minuta.

Pikat e Kalimit Kufitar: hyrje (min) dalje (min)

Merdarë 50- 60 100-120

Jarinje 05 -10 10-20

Mutivodë 03- 05 03-05

Bernjak 05 -10 05-10

Dheu i Bardhë 03-05 30-45

Vërmicë 03-05 15-20

Muçibabë 03 – 05 03-05

(Kosova Sot Online)