E bëri për spital duke e rrahur një person në mes të sheshit “Zahir Pajaziti”, arrestohet nga policia

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 10:10
 E bëri për spital duke e rrahur një person në mes të sheshit “Zahir Pajaziti”, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë një person pasi që i njëjti e ka sulmuar një person tjetër.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur me datë 14 gusht rreth orës 22:45.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë 14.08.2021 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari i me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)