Në QKMF-në e Istogut dërgohet një person pa shenja jete, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 10:47
 Në QKMF-në e Istogut dërgohet një person pa shenja jete, policia nis hetimet

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, është dërguar një person pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas bashkëshortes së viktimës, i njëjti ka pasur probleme shëndetësore.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Istog, 15.08.2021 – 13:13. Është raportuar së në QKMF është dërguar një person mashkull kosovar pa shenja jete, sipas gruas së tij i njëjti kishte probleme shëndetësore. Nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, ka njoftuar policia.

Po ashtu, është bërë e ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./

(Kosova Sot Online)