Lexoni edhe:
“Vaksinimi të mundësohet në sheshe e qendra tregtare”
Qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet për të pritur brenda pak ditësh rreth 400 afganë që kanë bashkëpunuar me NATO-n dhe sot janë në rrezik nga talebanët që morën pushtetin.
ABC raporton se vendstrehimi i tyre i përkohshëm do të jetë mes Tiranës dhe Durrësit, ndërsa kostot financiare parashikohet të përballohen nga Shqipëria.
“Vaksinimi të mundësohet në sheshe e qendra tregtare” Lexoni edhe:
Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë, ndërsa mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin.
Vendimi i qeverisë shqiptare për të pranuar afganët u përshëndet nga SHBA.
(Kosova Sot Online)