A ka dhënë Albena Reshitaj dorëheqje nga AAK-ja? Tregon Ramush Haradinaj

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 14:42
 A ka dhënë Albena Reshitaj dorëheqje nga AAK-ja? Tregon Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar nëse deputetja Albena Reshitaj është pjesë e AAK-së apo jo.

Haradinaj sot në një konferencë për media ka prezantuar kandidatët e AAK-së për kryetarë komunash.

I pyetur nëse deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, do të qëndrojë në këtë parti, apo do të jetë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Suharekës, Haradinaj tha se Reshitaj vazhdon të jetë në AAK.

“Albena është kolege e jona në Aleancë, kryetari Muharremaj bashkëpunon rregullisht, në baza të rregullta. Kemi pasur një ndarje në bindjen tonë për votë, qysh e dini. Nuk ka ndryshu asgjë në qëndrimet që kemi pasur atëherë, mendojmë se ka qenë gabim dhënia e kaq shumë pushteti një grupimi politik, pra të gjitha pushteteve”, ka deklaruar Haradinaj

(Kosova Sot Online)