Haliti: S’është dashtë me lanë Adem Jasharin n’shpi, askush s’e ka ditur çfarë do të ndodh

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 23:33
 Haliti: S’është dashtë me lanë Adem Jasharin n’shpi, askush s’e ka ditur çfarë do të ndodh

Xhavit Haliti, një prej eksponentëve të rëndësishëm të UÇK-së dhe LPK-së, i është përgjigjur debateve të shpeshta lidhur me sulmin mbi familjen Jashari, ku hidhen akuza se Adem Jashari ishte braktisur nga shokët e luftës.

Haliti,, ka thënë se askush nuk e ka ditur se një sulm po përgatitej dhe do të ndodhte te familja Jashari. Ai ka thënë se po të dihej kjo gjë, heroi Adem Jashari dhe familja e tij nuk do të liheshin vetëm.

“Tani, na me pas ditë që i ndodh Adem Jasharit diçka e tillë, po besoj që s’është dashtë me lanë Ademin n’shpi. Kërrkush s’e ka ditë. Kush ka mujtë me ditë? Po dëgjoj kur po thonë pse e kanë lanë vetëm”, ka thënë Haliti.

Ai ka vazhduar duke thënë se sistemi ushtarak i asaj kohe nuk ka qenë tipik për një ushtri, ku ushtarët rrinë në kazermë dhe përfillin ligjet ushtarake. Haliti ka thënë se shokët e tij është dashur ta vlerësojnë rrezikun e asaj nate.

(Kosova Sot Online)