Familja nga Gjilani e raporton të zhdukur vajzën e mitur, gjendet duke bashkëjetuar me një person

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 10:26
Familja nga Gjilani e raporton të zhdukur vajzën e mitur, gjendet duke bashkëjetuar me një person

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur më 30 korrik, ndërkaq i dyshuari është arrestuar më 16 gusht.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se familja e të miturës e kishte raportuar atë si person të zhdukur.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 30.07.2021 – NN. Me datën 16.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare, e cila nga familjarët e saj  ishte raportuar si person i zhdukur.  Pas intervistimit i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

(Kosova Sot Online)