Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 10:31
Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë

Policia njofton për vdekjen e një personi në rrugën Leshak-Mitrovicë, pasi i njëjti ka humbur kontrollin teksa drejtonte veturën dhe është përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ka njoftuar policia.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Rr. Nacionale, Leshak-Mitrovicë 16.08.2021 – 01:50. Një mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe të panjohura kishte humb kontrollin mbi veturë, dhe ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i veturës  kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi.


(Kosova Sot Online)