Nga nesër ndryshon moti, bien temperaturat dhe ka shi

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 13:34
Nga nesër ndryshon moti, bien temperaturat dhe ka shi

Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim të motit. Parashihet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj kushte për një mot të freskët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.


(Kosova Sot Online)