LDK-ja prezanton kandidatët për asamblistë në Suharekë

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 14:53
LDK-ja prezanton kandidatët për asamblistë në Suharekë

Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka publikuar emrat e kandidatëve për Asamblenë Komunale në Suharekë.

Kjo listë i përmban emrat e 34 kandidatëve.

Ndërkohë kandidat për kryetar nga LDK-ja në Suharekë është Ardian Shala.

Njoftimi i plotë:
Lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës është alternativa më e mirë për qytetarin e Therandës

Të dashur qytetarë, zgjedhjet e 17 tetorit janë rruga që Ju me votën Tuaj mund t’i jepni drejtimin e duhur qytetit tonë të përbashkët Therandës.

Lista jonë ka njerëz me vlera, të dëshmuar, profesionist e aktivist të devotshëm të Lidhjes sonë.

#LDK    #ArdianShalaPërKryetar

#LDK    #ListaPërAsambleKomunale


(Kosova Sot Online)