
Lexoni edhe:
Nga nesër ndryshon moti, bien temperaturat dhe ka shi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të mbajë një mbledhje virtuale me Asociacionin e Komunave të Kosovës, për t’i diskutuar masat e reja anti-COVID,.
Takimi do të fillojë në orën 18:00, ndërkaq aty do të diskutohet për masat e reja, pas rritjeve të numrit të rasteve pozitive me koronavirus në vend.
Nga nesër ndryshon moti, bien temperaturat dhe ka shiLexoni edhe:
Para takimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës, ministri Vitia do të takojë edhe krerët e institucioneve shëndetësore, për të diskutuar rreth masave të reja.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19. Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19”, thuhet në komunikatën e MSH-së.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 1 mijë e 765 raste të reja me koronavirus.
(Kosova Sot Online)