Numri i personave që evakuoi SHBA-ja në 24-orët e fundit

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 15:32
Numri i personave që evakuoi SHBA-ja në 24-orët e fundit

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë evakuimin e sa më shumë qytetarëve amerikanë dhe bashkëpunëtorëve afganë në javët e ardhshme, tha të martën zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

“Ne do të punojmë shumë në javët e ardhshme për të nxjerrë sa më shumë prej tyre jashtë vendit”, tha ai.

Në një intervistë për CNN, ai tha se Shtetet e Bashkuara nga Kabuli mund të evakuojnë midis 5.000 dhe 9.000 njerëz në ditë.

Tre baza ushtarake amerikane janë të përgatitura për të pranuar deri në 22.000 aleatë afganë në javët e ardhshme, shtoi ai.

Në një intervistë për ABC News, Kirby tha se më shumë se 700 njerëz, përfshirë më shumë se 150 qytetarë amerikanë, u evakuuan në 24 orët e fundit.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të përfunduar këtë tërheqje në një mënyrë të sigurt dhe të rregullt”, tha Kirby për një medium tjetër amerikan, MSNBC.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria që të pranojnë një pjesë të punëtorëve afganë që kanë punuar me forcat e huaja, mirëpo që tash ndihen të pasigurt pasi vendi është marrë nën kontrollin e talibanëve.


(Kosova Sot Online)