Një 11-vjeçar bie në liqenin akumulues në Mitrovicë, policia jep detaje

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 19:39
 Një 11-vjeçar bie në liqenin akumulues në Mitrovicë, policia jep detaje

Një fëmijë i moshës 11 vjeçare është nxjerrë nga uji në gjendje të përkeqësuar shëndetësore, pasi kishte rënë në liqenin akumulues në Mitrovicë.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë dhe më pas është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informacion se në liqenin akumulues në Mitrovicë, një fëmijë i moshës 11 vjeçar, është nxjerrë nga uji në gjendje të përkeqësuar shëndetësore, fëmiu me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK”.

“Njësi përkatëse policore kanë dalë në vend ngjarje dhe janë duke hetuar rrethanat dhe shkaqet që kanë të bëjnë me rastin”, thaq Zahiti.

(Kosova Sot Online)