Ramush Haradinaj: Pandemia jashtë kontrollit, mashtruesit e kandidojnë ministrin për kryetar të Prishtinës

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 21:30
 Ramush Haradinaj: Pandemia jashtë kontrollit, mashtruesit e kandidojnë ministrin për kryetar të Prishtinës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth kandidimit të ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kandidimi i Vitisë në kohën kur situata pandemike është jashtë kontrollit, e shpërfaq edhe një herë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.Haradinaj: Pandemia jashtë kontrollit, mashtruesit e kandidojnë ministrin për kryetar të Prishtinës

Ai ka lutur stafin shëndetësor që ta kujdesen për qytetarët, pavarësisht kësaj gjendje që ai e quan mosinteresim nga ana e qeverisë.

Postimi i plotë:

Reklamë

Në kohën kur situata pandemike është jashtë kontrollit dhe Kosova po shënon numër të lartë të rasteve me infeksion, mashtruesit kanë vendosur që ministrin e Shëndetësisë, ta kandidojnë për kryetar të Prishtinës.

Largimi i ministrit Vitia nga përgjegjësitë shtetërore dhe kalimi i vëmendjes së tij tek gara zgjedhore, edhe njëherë e shpërfaq fytyrën e vërtetë të Qeverisë së mashtrimit.

Kjo qeveri, para interesave të ngushta politike, duhet të ketë interesat e shtetit dhe të përkushtohet në menaxhimin e gjendjes së rëndë shëndetësore në vend, që çdo ditë po merr jetë të qytetarëve.

Koston e kësaj gjendjeje, do ta paguajnë jo vetëm pacientët e stafi mjekësor, por edhe ekonomia e vendit, me masat që këta mashtrues do t’i vendosin, ashtu siç mbyllën vendin dhe shkatërruan ekonominë vitin e kaluar.

Pavarësisht nga mosinteresimi i Qeverisë, lus stafin shëndetësor në nivel vendi, që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në kujdesin për qytetarët e Kosovës.

(Kosova Sot Online)