Lajm i mirë, bien kolonat në kufi

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 22:52
Lajm i mirë, bien kolonat në kufi

Ka rënë fluksi i veturave në orët e mbrëmjes në pikat kufitare.

Në azhurnimin e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me fluksin në kufi, rezulton se pritja më e gjatë është dhjetë minuta.

Në pjesën më të madhe të pikave kufitare, pritja është 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk ka kolonë.

Pritja më e gjatë është në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, ku pritja në hyrje është 10 minuta, ndërsa në dalje (10-15 minuta).

Tek kjo pikë kufitare kolona është 50 metra, ndërsa kolona më e gjatë aktualisht është në Mutivodë.

(Kosova Sot Online)