Pati një sulm në zemër pas vaksinës, 16-vjeçari do të marrë mijëra dollarë kompensim

  • E.K /
  • 18 August 2021 - 08:15
 Pati një sulm në zemër pas vaksinës, 16-vjeçari do të marrë mijëra dollarë kompensim

Singapori do t’i paguajë djalit 16-vjeçar 166.000 dollarë pasi ai pësoi një arrest kardiak pas dozës së parë të vaksinës kundërCOVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti, i cili kishte nevojë për kujdes intensiv, tani është duke u shëruar dhe është i qëndrueshëm. Ai me siguri do të lirohet në shtëpi gjatë javëve të ardhshme. Sidoqoftë, atij do t’i duhet të kalojë një periudhë rehabilitimi para se të kthehet në shkollë dhe të vazhdojë me aktivitete të tjera.

Pagesa për djalin dhe familjen e tij bie nën programin vullnetar të ndihmës financiare të qeverisë për të rimbursuar kostot që lidhen me efektet anësore serioze të marrjes së një vaksine koronavirus, shkruan Bloomberg. Adoleshenti mori dozën e parë Pfizer-BioNTech më 27 qershor. Ai pastaj zhvilloi miokard të rëndë akut, ndoshta të shkaktuar nga vaksina, e cila mund të ishte përkeqësuar nga ngritja e rëndë e peshës dhe konsumi i lartë i kafeinës.

Autoritetet theksuan se përfitimet e vaksinës “vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet”. Por ata shtuan se njerëzit e vaksinuar duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik për një javë pas marrjes së dozës së parë ose të dytë.

(Kosova Sot Online)