Në mes të natës, ferizajasi e godet me grusht babain e tij

  • E.K /
  • 18 August 2021 - 10:11
 Në mes të natës, ferizajasi e godet me grusht babain e tij

Mbrëmë pas mesnatës, policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Ferizaj.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull e ka sulmuar babain e tij, duke e goditur me grusht.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 17.08.2021 – 00:32 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht viktimën mashkull kosovar (babain e tij). Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)