Lexoni edhe:
Murati: 1 për qind e popullatës totale po vaksinohet brenda ditës në Kosovë
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt.
Murati: 1 për qind e popullatës totale po vaksinohet brenda ditës në KosovëLexoni edhe:
“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:00, në rrugë rajonale Skenderaj-Drenas përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polac. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.
(Kosova Sot Online)