A duhet të obligohen mësuesit për të marrë vaksinën, flet Lul Raka

  • A.P /
  • 18 August 2021 - 20:33
A duhet të obligohen mësuesit për të marrë vaksinën, flet Lul Raka

Lul Raka, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik thotë se mësuesit në shkollë duhet të jenë të vaksinuar kundër Covid-19. Thotë se nëse mësuesit nuk pranojnë të imunizohen duhet gjetur alternativa të tjera. Sipas tij, dëmet ekonomike mund të riparohen, por jo edhe ato arsimore.

“Shkolla është elementi kryesor. Një prej elementeve kryesore në shoqëri është shkolla, edhe shkolla patjetër që duhet me pas përparësi para kafeve edhe para çdo pjese në shoqëri. Një vit e gjysmë e kanë kaluar pa prezencë fizike. Nëse vazhdojmë me u sjell kështu qysh jemi duke u sjell sot, duke filluar prej mësimdhënësve atëherë kemi me rrezikuar vitin shkollor’, thotë Raka.

“Dëmet materiale që iu kanë bo ekonomisë mundem me u kompensu një pjesë e tyre, në shkolla fëmija nuk kompensohet. Dëmi që i bëhet, dy vjet pa prezencë fizike është i pariparueshëm”, shtoi ai.

“Secili prind që e çon fëmijën në shkollë do me qenë i sigurt që fëmija i vetë mos me iu ekspozuar dikujt i cili mundet me ia ngjit infeksionin. Kush është ai? Ai është mësuesi. Covid-19 është sëmundje e parandalueshme, me vaksinë’, tha ai.

“Nëse ai mësues që ka me ndejt 1 orë, 2 orë në klasë me fëmijët nuk është vaksinuar se s’do me u vaksinu, duhet me gjet alternativa. Ose me ja bo obligativ vaksinimin, ose i kërkon atij mësimdhënësi që të testohet dy herë në javë. Pse me rreziku?”, shpjegoi Raka.


(Kosova Sot Online)