Trump: Talebanët po na e hedhin, Biden ka bërë tërheqjen më të keqe të mundshme

  • A.P /
  • 18 August 2021 - 22:28
Trump: Talebanët po na e hedhin, Biden ka bërë tërheqjen më të keqe të mundshme

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për gazetarin e Fox News, Sean Hannity, deklaroi se ajo që po ndodh në Afganistan është e pabesueshme dhe se talebanët po ia hedhin amerikanëve.

“Po na e hedhin njerëz të fortë, që janë negociatorë fantastikë. Janë shumë të mirë në negociata, pasi kanë mijëra vite që luftojnë dhe gjithçka që ka të bëjë me ta, ata e negociojnë. Po na e hedhin, të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim”, tha Trump.

Më tej, Trump tregoi se ku gaboi Presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden.

“Në fillim duhet të kishte larguar të gjithë amerikanët që janë atje. Po na shkakton turpërimin më të madh në historinë e vendit tonë. Është gjë e mirë që po largohemi nga Afganistani, por askush nuk ka bërë një tërheqje më të keqe sesa Joe Biden”.

(Kosova Sot Online)