E konfirmon Policia, viktima në Metehi të Podujevës është një vajzë 20 vjeçare

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 07:54
E konfirmon Policia, viktima në Metehi të Podujevës është një vajzë 20 vjeçare

Një femër e moshës 20 vjeçare është gjetur pa shenja në fshatin Metehi e Podujevës. Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare ku nga mjekët emergjent është konstatuar vdekja e saj. Kështu bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës i policisë për Rajonin e Prishtinës. “Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në fshatin Metehi të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që viktima, femër, rreth 20 vjeç. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku nga mjekët emergjent është konstatur vdekja e saj”.

Borovci theksoi se Policia me kujdes të shtuar po e trajton rastin si “vdekje e dyshimtë”. “Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

(Kosova Sot Online)