Kompozitori Shpëtim Saraçi shpëtohet nga mbytja në plazh

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 14:44
Kompozitori Shpëtim Saraçi shpëtohet nga mbytja në plazh

Kompozitori Shpëtim Saraçi ka shpëtuar për mrekulli nga mbytja pasi iu rrezikua seriozisht nga një gropë thithëse e krijuar nga rrymat e ujit në Plazhin e Hamallajt.

Ka qenë një nga vrojtuesit e plazhit, Ismet Keta, i cili ka pikasur se dy persona kërkonin ndihmë për mikun e tyre, që ishte kompozitori dhe ka hyrë në mes të vorbullës.

Rasti është publikuar fillimisht nga skuadra e vrojtuesve të plazhit, personazhi misterioz është në fakt kompozitori i njohur, Shpëtim Saraçi.

POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS:

Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone.

Vrojtuesit te Plazhit, @ismetketa i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne Resortin Vala Mar ne plazhin e Hamallajt.

Nga pjesa e plazhit publik ka degjuar britma per ndihme…

Me bayëatch ne dore eshte nisur menjehere drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kerkonin ndihme per mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallget i rrezikuari ishte ne gjendje kritike per jeten.

Ismeti tregon, qe j’u deshen rreth 20 minuta per te dale nga vorbulla bashke me te rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishem per tu mbajtur tek bayëatch-i i shpetimit.

(Kosova Sot Online)