Përgjimet e fundit, një paralajmërim i shpërthimit të aferave të drejtësisë të kapur nga krimo-politika!

Përgjimet e fundit, një paralajmërim i shpërthimit të aferave të drejtësisë të kapur nga krimo-politika!
Përgjimet e fundit, një paralajmërim i shpërthimit të aferave të drejtësisë të kapur nga krimo-politika!

Blerim Burjani

  • 19 August 2021 - 08:02

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Kjo afera e fundit që ndodhi me këto përgjimet dhe audio incizimet që dolën në opinion lidhur më prapaskenat e abuzimit me ligjin në sistemin e drejtësisë, nuk janë aspak për çudi. Gjëra të tilla kanë ndodhur, po ndodhin dhe mundë të ndodhin prapë, kur dihet se politika nuk mundë të heq dorë nga kontrolli i drejtësisë, nga kapja e thellë e KGJK-së apo KPK-së, dhe të gjitha institucioneve të tjera vartëse zinxhirore të drejtësisë.

Skandale të mëdha që do të zbulohen në sistemin e drejtësisë pritet të ketë edhe në të ardhmen. Plot raste do të ketë, të peshave të ndryshme, ndërsa lufta kundër krimit e korrupsionit , kundër njerëzve të fuqishëm e të pasuruar pa bazë është shumë e vështirë. Mundë të ketë përpjekje të mëdha në këtë fushë por jam shumë skeptik se do të arrihet të fitohet lufta kundër mafisë politike.

Është një zinxhir i madh i njerëzve përfitues që do të mbeten të pa prekur edhe pas VETTING-ut në Kosovë. Me VETTING do të provojnë të “mbulohen” të gjithë , por politikanët që quheshin dhe vazhdojnë të quhen të tillë, e që asnjëherë nuk ishin as nuk janë tash politikan, por thjeshtë janë vetë, përfitues nga politika dhe lidhja me krimin, do të mbeten të pa prekur me këtë logjikë. Konfuziteti , anarkia që do të ndodhë me VETTING do të ndikon që të gjithë hajnat dhe përfituesit do të strehohen diku duke mos u marr më VETTING e me askënd përveç me paratë e përfituara të pabaza.

Pra Kosova para së gjithash, para se të ketë ligje të fuqishme për zbatim, duhet të ketë prokuror dhe gjyqtar të guximshëm që do të gjykojnë rastet e përfituesve të shumtë të pasurive publike pemës privatizimit, përmes tenderëve, dhe shumë gjërave e veprimeve të tjera abuzive e të kundërligjshme, abuzime të skajshme me pozitën dhe me detyrën zyrtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".