Shtohet interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar, pritet mbikëqyrje e rreptë e masave

  • A.P /
  • 19 August 2021 - 22:50
Shtohet interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar, pritet mbikëqyrje e rreptë e masave

Të ejtën u pa interesim i madh të salla “1 Tetori” për imunizim kundër Covid-19, pritet mbikëqyrje dhe inspektim i rreptë i masave.

Të enjten u panë me dhjetëra qytetarë të cilët erdhën për tu imunizuar kundër Covid-19.

Ky interesim i madh i qytetarëve po bëhet pas thirrjeve nga krerët e institucioneve.

Vaksinimi nuk është obligativ mirëpo  nga e premtja të gjithë ata që do të hyjnë në ambiente të mbyllura duhet të jenë të pajisur me kartelën e vaksinimit të paktën me një dozë.

Kjo po e rrit motivin tek qytetaret për t’u imunizuar kundër infeksionit SarsCov2.

Të kënaqur dhe pro këtij vendimi po shprehen qytetarët të cilët erdhën te Qendra e Vaksinimit 1 tetori të enjten.

Madje ata bëjnë thirrje tek të tjerët që  të vaksinohen sa më shpejt duke pas parasysh situatën aktuale.

Ndërkohë një inspektim më rreptë i masave të reja pritet të jetë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas zëdhënësit Lamir Thaçit të premten do të hapet konkursi për pranimin e inspektorëve të rinj.

Pas pranimit të këtyre inspektorëve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të bëhen plane operative për mbikëqyrje të rreptë të masave.

(Kosova Sot Online)