Diell dhe vranësira, këto janë temperaturat sot në Kosovë

  • E.K /
  • 20 August 2021 - 08:02
Diell dhe vranësira, këto janë temperaturat sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

(Kosova Sot Online)