Rekord i ri: 2250 të infektuar brenda ditës në Kosovë

  • E.K /
  • 20 August 2021 - 15:01
Rekord i ri: 2250 të infektuar brenda ditës në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 11 mijë e 814 mostra, nga të cilat 2 mijë e 250 kanë rezultuar positive.

Si pasojë e infektimit me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 4 persona.

MSh ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 22 mijë 245 doza të vaksinës kundër COVID-19.

(Kosova Sot Online)