Xhafer Tahiri: Secila shtëpi do të ketë ujë të pijes

  • A.P /
  • 20 August 2021 - 18:10
Xhafer Tahiri: Secila shtëpi do të ketë ujë të pijes

Banorët e fshatit Studime të Vushtrrisë konkretisht lagjet Rashica dhe Sfarqa nuk do të kenë më mungesë të ujit të pijës pasi ky problem ishte krijuar nga shtypja e ultë e ujit.

Por këtij problemi do i vjen fundi pasi kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar në rrjetin social Facebook se kanë filluar ndërtimet e stacionit të pompimit, transmeton Kosova Sot Online.

I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri mes të tjerash ka shkruar; “Kanë filluar punimet për ndërtimin e stacionit të pompimit në Studime e që siguron ujë të pijes për të gjitha lagjet e kësaj zone, lagjet Rashicët, Sfarqa dhe secilën shtëpi në këtë paralagje e Vushtrrisë”. Kujtojmë se Tahiri rikandidon për kryetar të komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet e 17 tetorit.

(Kosova Sot Online)