Edhe një rrëfim i rëndë nga Afganistani: Nuk e di nëse familja ime është e sigurt, ju lutem trajtojini mirë refugjatët

  • A.P /
  • 20 August 2021 - 19:18
Edhe një rrëfim i rëndë nga Afganistani: Nuk e di nëse familja ime është e sigurt, ju lutem trajtojini mirë refugjatët

Një agfan, i arratisur në Britaninë e Madhe, që në moshën e adoleshencës, thotë për BBC, se ka frikë për jetën e nënës dhe motrës, që gjenden në Afganistan.

Ahmed ( jo emri i tij i vërtetë, për arsye sigurie) u arratis nga vendi në moshën 17 vjeçare. Tani ai ka krijuar një familje në Angli.

Ai tha se “nuk e di” nëse nëna dhe motra e tij, mund të jenë të sigurta”, së bashku me mijëra afganë të tjerë.

“Nuk e di nëse mami dhe motra ime do jetë të sigurta. A do të jenë njerëzit të sigurt? Nuk e di këtë gjë. Nëna ime gjithmonë e ka dashur Afganistanin, gjithmonë ka dashur që ne të edukohemi në vend. Por tani është koha që unë mund t’i ndihmoj ato, nëse kam mundësi gjithmonë. Mesazhi im është, ju lutem trajtojini refugjatët sa më mirë, nëse  keni mundësi.  Refugjatët nuk kishin zgjedhje tjetër, ata duhet të largoheshin.  Silluni mirë me refugjatët.”


(Kosova Sot Online)