Pas 3 muajve, vdes i aksidentuari në Fushë Kosovë i cili ishte duke u trajtuar në QKUK

  • E.K /
  • 21 August 2021 - 09:38
 Pas 3 muajve, vdes i aksidentuari në Fushë Kosovë i cili ishte duke u trajtuar në QKUK

Ka vdekur personi i aksidentuar më 29 maj në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK që nga 29 maj, ndërsa dje ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për abduksion.

“Fushë Kosovë, Prishtinë 29.05.2021 – 19:50. Me 20.08.2021 lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar në aksident dhe ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

(Kosova Sot Online)