Doktor, kryetar, ministër dhe kryeministër: Lexoni 6 fakte interesante për Bajram Rexhepin

  • E.K /
  • 21 August 2021 - 10:54
Doktor, kryetar, ministër dhe kryeministër: Lexoni 6 fakte interesante për Bajram Rexhepin

Bajram Rexhepi ishte kirurg dhe politikan shqiptar nga Kosova. Ai ishte kryeministër i parë i IPVQ’ve, ndërsa ka qenë edhe ministër, kryetar komune,.

Rexhepi e kaloi shumicën e karrierës së tij si kirurg dhe fitoi famën si kirurgu më i mirë në rajonin e Mitrovicës. Më poshtë ju sjellim 6 fakte që s’i keni ditur rreth tij:

1. U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985.

2. Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës së pasluftës.

3. Ai shërbeu si kryetar bashkiak i Mitrovicës jugore, duke punuar me paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s për të zvogëluar trazirat civile. Ndërsa serbët dhe shqiptarët kishin prishur të gjithë dialogun, Rexhepi ofroi të heqë dorë nga pozita e tij në favor të një administratori të OKB-së, por serbët e refuzuan këtë propozim. Njëherit ishte edhe kreu i degës së Partisë Demokratike të Kosovës për qytetin e Mitrovicës.

4. Më 1 prill 2010 Rexhepi u emërua Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, duke zëvendësuar Zenun Pajazitin. Më 22 shkurt 2011, Kuvendi konfirmoi Rexhepin në funksionin e tij në kabinetin e ri të kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

5. Në prill të këtij viti, ish- kryeministri u shtrua në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas është dërguar në Turqi për shërim jashtë vendit. Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017.

6. Rexhepi pas vetes la bashkëshorten dhe vajzën.

(Kosova Sot Online)