
Lexoni edhe:
COVID-19 - Rohde njofton me kushtet e reja për hyrje në Gjermani, hyjnë në fuqi nga 22 gushti
Në etno-fshatin malazez të Breznës, që ndodhet midis Nikshiqit dhe Pluzhinës, sot filloi gara tradicionale në shtrirje.
Tetë konkurrentë po marrin pjesë në eventin e dhjetë, të cilët do të luftojnë për shpërblimin prej 300 eurosh. Rregullat janë të tilla që pjesëmarrësve u ndalohet të ngrihen, por u lejohet të flenë, të lexojnë libra, ushqim dhe pije. Rregulli i ri në krahasim me vitet e mëparshme është se garuesit do të lejohen të shkojnë në tualet çdo tetë orë.
Rekordi aktual në shtrirje është 52 orë. Kjo është një garë për të cilin Mali i Zi është unik në Evropë, kurse veçanërisht interesante është për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se ata janë dembelë.
Që nga fillimi i garës, pjesëmarrësit shijojnë natyrën në Breznë.
Një nga pjesëmarrësit është Marko, i cili konkurron për herë të parë për shpërblimin prej 300 eurosh.
“U regjistrova për shoqëri, më pëlqen të kaloj kohë në natyrë. Sigurisht që edhe shpërblimi nuk është i papërfillshëm. Pres që të fitoj, prandaj jam këtu. Nëse ia dal, takova njerëz të rinj dhe përvoja të reja”, tha Marko për AA.
(Kosova Sot Online)